Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 4-3 BALLKANI

Përmbysje e madhe, Trepça’89 me hattrickun e Sies njofton Ballkanin me humbje

Foto: KFTrepça89/fb

Përmbysje e madhe, Trepça’89 me hattrickun e Sies njofton Ballkanin me humbje


25 October, 2020 @16:27

Një ndeshje e jashtëzakonshme u zhvillua në Riza Lushta të Mitrovicës sot, ndërsa lideri i klasifikimit Ballkani është njoftuar me humbje nga Trepça’89 përkundër epërsisë 0-3 që kishte.

Në fund, hattricku i ganezit Charles Bismark Sie i ka dhënë fitoren 4-3 [Charles Bismark Sie 64, 79, 90+3, Rilind Nimani 75 - Nazmi Gripshi 30, Ermal Krasniqi 47, Mirlind Daku 55] mitrovicasve.

Ballkani që herët mbeti pa krahun e dalluar (14min) Armend Thaqi, që u desht të zëvendësohej nga trajneri për shkak të një lëndimi. E Sie (3) dhe Milot Avdyli (15) veçse kishin rrezikuar portën e Kenan Haxhihamzës.

Në anën tjetër nuk vonoi shumë, i ardhuri në afatin kalimtar të verës, Nazmi Gripshi (30) i dha avantazhin mysafirëve për pushim të qetë, 0-1.

Në pjesë të dytë Ballkani vazhdoi me ritmin e vetë dhe tashmë kur minuta e lojës kishte arritur në 55, suharekasit udhëhiqnin 0-3. Për 0-2 kishte shënuar Ermal Krasniqi (47), ndërsa për 0-3 Mirlind Daku (55).

E çka ndohi pas kësaj minute, është shpjegim që mund të japin lojtarët e trajnerit Shpëtim Idrizi.

TABELA AKTUALE

Ganezi Sie shënoi për 1-3 (64), ndërsa 10 minuta më vonë Rilind Namani qëlloi nga distanca portën e Haxhihamzës për 2-3 (75).

Ballkani ishte në mjegull, ndërsa Sie shpejt barazoi për 3-3 (79) dhe sulmet e mitrovicasve vazhduan.

Sie tentoi edhe një herë (83), topi shkoi jashtë portës, e kur pritej fundi i takimit ganezi dha golin për fitoren e madhe të Trepçës’89, 4-3 (90+3).

Trepça'89

Kjo ka qenë fitorja e tretë e stinorit për Trepçën’89 që në ekip ka shumë lojtarë të rinj, ndërsa në anën tjetër Ballkani përjetoi humbjen e parë të stinorit pas 8 ndeshjeve të zhvilluara.

Humbja nuk e lëviz Ballkanin nga kreu i tabelës, që sot nuk kishte në dispozicion trajnerin Ismet Munishi për shkak të kartonit të kuq që kishte më marrë në ndeshjen e kaluar.

‘89-shi në anën tjetër i ik së paku edhe për dy xhiro zonës së rrezikshme të klasifikimit.

a

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga