Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89 - DUKAGJINI

Përmbysje nga Trepça ‘89, fundosja e Dukagjinit vazhdon

Përmbysje nga Trepça ‘89, fundosja e Dukagjinit vazhdon


23 February, 2020 @15:12

Në takimin e zhvilluar sot mes Trepçës ‘89 dhe Dukagjinit në “Riza Lushta” të Mitrovicës, fituese doli skuadra vendase, e cila takimin e fitoi me përmbysje të rezultatit.

Mark Milicaj në minutën e 24’ shënoi nga gjuajtja e lirë për ta dërguar skuadrën klinase në pushim me epërsi, ndërsa barazimi i vendasve erdhi përmes Arb Manajt, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 71’ të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Nga minuta e 75’ e ndeshjes Dukagjini luajti me një lojtar më pak në fushë, me Granit Arifajn që u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. E kjo padyshim që i dha mundësi Trepçës ‘89 që të sulmonte më lirshëm, gjë që u shpërblye.

Arb Manaj, golashënuesi i golit të parë, qëlloi saktë edhe një herë tjetër në minutën e 88’ të ndeshjes, për ta përmbysur rezultatin dhe për t’ia dhënë mitrovicasve fitoren me rezultatin përfundimtar 2-1.

Momentalisht skuadra e Trepçës ‘89 ndodhet jashtë zonës së rrezikshme të tabelës, kurse për Dukagjinin shpëtimi duket mision i pamundur.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga