Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - BESA

Përmbysje për fitore, Drenica merr pikët e plota

Foto: KF Drenica

Përmbysje për fitore, Drenica merr pikët e plota


22 September, 2020 @17:57

Me përmbysje të rezultatit është mbyllur takimi i sotëm mes Drenicës dhe Besës në “Bajram Aliu”. Vendasit këtë përballje e mbyllën me fitore 2-1 (Osman Mëziu (P) 44’, Qemail Elshani 60’ / Matheus de Paula 34’).

Serinë e golave në këtë takim e hapi Matheus de Paula i pejanëve, i cili shënoi për 0-1 në minutën e 34’, ndërsa 10 minuta më vonë, rezultatin e barazoi Osman Mëziu nga pika e bardhë, për t’i çuar skuadrat në pushim pranë rezultatit 1-1.

TABELA AKTUALE

E përmbysjen e rezultatit dhe fitoren Drenica e arriti në pjesë të dytë.

I shërbyer nga Almedin Murati, më së miri para portës mysafire u gjend Qemail Elshani, i cili shënoi për epërsinë 2-1 të vendasve (60’).

Vazhdimi i ndeshjes kaloi pa ndonjë gol, me vendasit që e menaxhuan mirë epërsinë dhe arritën t’i arkëtojnë 3 pikë në fund.

Në xhiron e tretë, Drenica luan si mysafire ndaj Feronikelit, kurse Besa në Pejë e pret Arbërinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga