Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ITALIA - AUSTRIA

Përqafim triumfi, Italia përmes vazhdimeve në 8shen më të mirë

Përqafim triumfi, Italia përmes vazhdimeve në 8shen më të mirë


26 June, 2021 @23:48

Ndeshja e 1/8 të finales në Euro 2020, nuk kaloi lehtë për Italinë, përkundër kualifikimit në çerekfinale.

Momenti i ardhjes së Gianluca Viallit drejt Roberto Mancinit selektor i tha të gjitha. Ish lojtarët e dikurshëm të azzurrëve tashmë kryen detyrën.

Italia e mposhti Austrinë pas vazhdimeve me rezultat 2-1, me zëvendësuesit Chiesa & Pessina për 2-1 përfundimtare.

Paraqitja dominuese dhe mosgjetja e golit në pjesë të parë, kishte lënë Italinë sikur pa zgjidhje në pjesë të dytë, ku austriakët patën raste tepër të mira dhe lehtë do të mund të bënin befasinë.

Por, pasi që përballja përfundoi në 90-minutat e kohës së rregullt pa gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime, reagimi i Mancinit me futjen e Federico Chiesas (95) dhe Matteo Pessinas (105) u tregua 100% i qëlluar, pasi që të dy shënuan për fitore.

Në anën tjetër historia për austrinë e drejtuar nga Franco Foda mori fund këtu.

Federico Chiesa shënoi golin e parë të Italisë në minutën e 95’, kurse rezultatin e dyfishoi Matteo Pessina në minutën e 105’.

Sasa Kalajdzic e ngushtoi rezultatin në minutën e 114’, por nuk mjaftoi koha për më shumë dhe kështu Austria eliminohet nga Euro 2020.

SKEMA / EURO 2020

Italia pas 11 ndeshjeve pësoi gol në portën e saj.

Në çerekfinale, Italia do të takohet me fituesin nga dueli Belgjika-Portugalia.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani