RAMIZ SADIKU - VËLLAZNIMI

Përsëri barazim!
14 September, 2019 @18:47
Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, përsëri e përfundoi xhiron me barazim, si në dy xhirot e para.
Ndeshja ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Vëllaznimit përfundoi me rezultat 2-2.
Shpëtimtari i Vëllaznimit ishte Lekë Vula, i cili shënoi dy gola, derisa goli i dytë erdhi në minutat shtesë të ndeshjes, derisa që nga minuta e 75’, kuqezinjtë luajtën me një lojtar më pak.
Kjo ishte pika e parë e stinorit për Ramiz Sadikun, kurse Vëllaznimi me 3 pikë gjendet në pozitën e shtatë aktualisht.
Vlen të përmendet që Vëllaznimi po përballet me probleme financiare këtë sezon, me ç‘rast lojtarët sot në takim u inkuadruan pa zhvilluar stërvitje gjatë javës.