ARBËRIA - TREPÇA '89
Përsëri me përmbysje, Trepça ‘89 ngjitet
31 October, 2020 @15:32
Edhe një fitore me përmbysje nga Trepça ‘89!
Sot mitrovicasit arritën të triumfojnë 1-2 (Dior Zabërgja 22’ / Bismark Charles Sie 55’, Rilind Nimani 62’) ndaj Arbërisë në “Agron Rama” të Obiliqit.
Ndeshja filloi mjaft mirë për skuadrën nga Dobraja, që epërsinë e gjeti përmes Dior Zabërgjës në minutën e 22’ të ndeshjes dhe kështu me rezultat 1-0 në të mirë të Arbërisë u mbyll pjesa e parë.
Mirëpo reagimi mitrovicas erdhi në pjesën e dytë.
Si ndaj Ballkanit dy xhiro më parë, skuadra e Trepçës ‘89 edhe sot arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë dhe të largohet me pikë të plota nga fusha.
Fillimisht rezultatin e ndeshjes e barazoi futbollisti Bismark Charles Sie në minutën e 55’, kurse për 1-2 shtatë minuta më vonë shënoi Rilind Nimani.
E këtë epërsi mitrovicasit arritën ta ruajnë deri në fund, për ta mbyllur kështu me fitore këtë takim.
Fitorja e shënuar sot e ngritë skuadrën nga “Riza Lushta” në vendin e katërt të tabelës, kurse Arbëria momentalisht është e shtata në renditje.