GASPERINI
Përsëri shkarkohet
11 March, 2013 @19:00
Klubi i Palermos sot ka njoftuar zyrtarisht se e ka ndërprerë marrëveshjen me trajnerin e skuadrës, Gian Piero Gasperini.
“Pas takimit të drejtorit të klubit, Giorgio Perinetti me trajnerin Gian Piero Gasperini, është arritur marrëveshja për shkëputjen e dy anshme të kontratës së trajnerit,” thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi sicilian.
Ky është shkarkimi i dytë i Gasperinit nga Palermo këtë stinor. Italiani 55 vjeçar ishte shkarkuar me 4 shkurt për t’ia lëshuar vendin e tij Alberto Malesanit, por vetëm 19 ditë më pas përsëri ishte rikthyer në detyrën e kryetrajnerit.
Palermo është duke kaluar një stinor katastrofal pasi gjendet në pozitën e fundit në Serie A me vetëm 21 pikë të tubuara.