Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 5-1 FUSHË KOSOVA

Pesëshe, e 11-ta radhazi dhe një fitore nga sigurimi i Superligës

Festa pas golit të sotëm të Ferizajit/ Foto: KFFerizaji/fb

Pesëshe, e 11-ta radhazi dhe një fitore nga sigurimi i Superligës


24 April, 2022 @18:44

Nuk ka kaluar as Fushë Kosova pa pësuar nga Ferizaji. Të kaltërit vendas e drejtuar nga Arbnor Morina kanë kaluar si lokomotivë mbi këta që njihen për trena!

Ka demoluar Ferizaji Fushë Kosovën për përfundimtaren, Ferizaji 5-1 Fushë Kosova [Drilon Sadiku 15, Dardan Cerkini 25, Sunaj Hasan 40, Albion Kurtaj, Laurent Biba - n.n. 30] ndërsa pjesa e parë kishte përfunduar 3-1.

Furishëm, pa shumë dilema për të shikuar prapa, Ferizaji të shtyrë edhe nga përkrahja e madhe në tribuna kanë nisur serinë e golave herët për të mbyllur thuajse gjithçka sa i përket fituesit në pjesë të parë të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Kurse në pjesë të dytë edhe dy gola tjerë për të përfunduar ndeshja me pesëshe nga vendasit në fitoren, që i mban 6 pikë ndaj ndjekësit të parë.

E tash, Ferizajit i duhet edhe fitorja e radhës - në cilëndo nga tri xhirot e mbetura për të vulosur Superligën.

Fushë Kosova, pas paraqitjeve të mira me trajnerin Burim Shala të ardhur në afatin kalimtar të janarit, ka pësuar për herë të dytë radhazi.

Në xhiron që vjen Ferizaji është mysafir i Flamurtarit, ndërsa Fushë Kosova pret Vushtrrinë, në derbin tjetër të radhës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë