LIGUE 1
Pochettino e nis me barazim
6 January, 2021 @23:22
Trajneri i ri i skuadrës së PSG, Mauricio Pochettino, e ka filluar aventurën e tij me barazim ndaj skuadrës Saint-Etienne.
Golin e parë e shënoi skuadra St-Etienne në minutën e 19-të, me lojtarin e saj Romain Hamouma. Por kjo epërsi e vendaseve nuk zgjati më shumë se tre minuta pasi Moise Kean i PSG barazoi rezultatin për 1-1.
Pas këtij barazimi PSG zhvendoset në vendin e dytë me 36 pikë, kurse skuadra e St-Etienne gjendet në pozitën e 14-të.