Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 0-0 FERONIKELI

Portierët shkëlqejnë në barazimin e ish-kampionëve

Foto: prishtinafc.com

Portierët shkëlqejnë në barazimin e ish-kampionëve


4 December, 2020 @15:01

Dy ish-kampionët e Kosovës Prishtina e Feronikeli kanë barazuar në përballjen e zhvilluar sot në Fadil Vokrri.

Prishtina dhe Feronikeli u ndanë baraz 0-0, derisa shkëlqyen portierët e skuadrave në këtë ndeshje, duke mbrojtur raste ideale në secilën anë, për t’ia siguruar skuadrave të tyre portë të paprekur.

Penalltia e hershme e fituar e Prishtinës, nuk u realizua nga lojtari me përvojë shqiptar i ardhur këtë stinor te kryeqytetasit, Sabien Lila. Goditja e Lilës (14) u mbrojt nga portieri i Feronikelit Ilir Avdyli.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë rast ideal nga sulmuesi maqedon i Niklit. Marko Simonovski tenton, mbron Eglant Haxho i Prishtinës, ndërsa në topin e rikthyer, të shutuar nga Adem Maliqi, përsëri e mbron njëshi i portës bardhekaltër.

Deri në fund të ndeshjes, zëvendësimet nga të dyja skuadrat nuk sollën fryt dhe kështu përballja shkoi në përfundim me rezultatin më jo-popullor në futboll, 0-0.

Prishtina vs. Feronikeli

Me këtë barazim, Prishtina kap 25 pikëshin në renditje tabelare, ndërsa Feronikeli pikën e 20 të stinorit. Skuadrat përkatëse, fitoren do të duhet ta kërkojnë në xhiron e radhës. Prishtina i shkon Gjilanit, ndërsa Feronikeli pret Besën.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga