Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FTESAT E GREQISË | DY HERË NDAJ KOSOVËS

Poyet shpallë ftesat e grekëve, që kanë dy ndeshje kundër Kosovës

Fotot: ethnikiomada/fb

Poyet shpallë ftesat e grekëve, që kanë dy ndeshje kundër Kosovës


24 May, 2022 @14:59

Përzgjedhësi i ri i Greqisë, Gustavo Poyet, pritet të debutojë në ndeshje zyrtare me përfaqësuesen greke në kuadër të Ligës së Kombeve ku në grup ka kundërshtar edhe Kosovën.

Ai do të debutojë në Ligë të Kombeve, ndërsa në ftesat e Greqisë ka përshirë lojtarët më të dalluar sipas tij, ndërsa ndër më të njohurit është edhe mbrojtësi i Liverpoolit, Kostas Tsimikas.

Përndryshe, lista e lojtarëve të Greqisë për ndeshjet e qershorit në kuadër të Ligës së Kombeve, ku do të ndeshet edhe me Kosovën dhe atë dy herë, është kjo:


LISTA E GUSTAVO POYET ME GREQINË:

Portierë: Vlachodimos, Paschalakis, Athanasiadis, Dioudi;

Mbrojtës: Tzavellas, Hatzidiakos, Mavropanos, Goutas, Kotsiras, Rota, Tsimikas, Giannoulis;

Mesfushorë: Alexandropoulos, Kourbelis, Bouchalakis, Siopis, Papanikolaou, Bakasetas, Mantolas, Chatzigiovanis, Limnios, Masouras;

Sulmues: Pavlidis, Douvikas, Giakoumakis, Fountas.

Kujtojmë, Kosova është ndeshur katër herë me Greqinë, dy herë në kuadër të Ligës së Kombeve dhe dy herë në kuadër të kualifikimeve për Botëror dhe nuk ka shënuar asnjë fitore ndaj tyre.

Helenët, do të jenë mysafirë të Kosovës në Prishtinë më 5 qershor 2022, ndërsa para saj luajnë ndaj Irlandës Veriore si mysafir, dhe pas kësaj presin Qipron para se të rindeshen me Kosovën më 12 qershor.

ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE dhe TABELAT

Për Gustavo Poyetin këto do të jenë ndeshjet e para zyrtare me Greqinë, derisa ka zhvilluar dy miqësore ku një e ka fituar ndaj Rumanisë 1-0, ndërsa një e ka humbur nga Mali i Zi, 1-0.

Deri në fillim të këtij viti Greqinë e kishte drejtuar holandez Johann Van’t'Schipp ndaj të cilit Kosova asnjëherë s’arriti fitore.,


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve