Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARTURO VIDAL

Pranë kalimit te Inter

Pranë kalimit te Inter


15 September, 2020 @16:06

Mesfushori kilian Arturo Vidal është pranë kalimit nga Barcelona te Inter dhe këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i katalonasve Ramon Planes.

“Më duhet të shfrytëzojë rastin t’i falenderoj për kontributin e dhënë për këto dy vite,” ka thënë ai.

Vidal pritet t’i bashkohet ish trajnerit të tij të dikurshëm nga Juventusi, Antonio Conte, që tash drejton Interin.

Negociatat janë në fazë të avancuar ka treguar ai në konferencë për shtyp.

“Tashmë negociatat janë në fazë të avancuar, ai është një lojtar me zemër të madhe. Marrëveshja s’është përfundimtare dhe unë s’mund të them se ajo ka përfunduar. Kanë mbetur edhe disa detaje,” është shprehur Planes.

Në anën tjetër Sky Sport Italia ka bërë të ditur se Inter është duke përgatitur të paguajë 500 mijë euro për kilianin plus bonuset.

Barcelona me ndërrimin e trajnerit ka filluar të shes një numër të lojtarëve të padëshiruar nga Ronald Koeman. Ndërsa më parë ka bërë të ditur se nuk do të bëj transfere të reja pa shitur ndonjërin nga futbollistët aktual të skuadrës.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A