KOSOVA U-21: RAFET PREKAZI
Prekazi: 100% për t’i treguar Evropës kush jemi
9 November, 2017 @9:29
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, në deklaratën e tij para ndeshjes së sontme ndaj Izraelit U21, ka thënë se futbollistët duhet të japin gjithçka në fushë.
Ai ka shtuar se si me lojë ashtu edhe me rezultat, lojtarët e kanë rastin për t’i treguar Evropës se kush janë dhe se nuk janë kafshatë e lehtë për askë.
“Si çdo herë edhe në këtë ndeshje pres angazhim maksimal të futbollistëve. Ne kemi punuar për të pasur një paraqitje të mirë dhe për të arritur sukses, por duhet pasur parasysh se në futboll asnjë ndeshje nuk është e njëjtë, secila i ka veçoritë e saj. Jemi përfaqësuese e re në Evropë, prandaj duhet të japim mbi 100 përqind për t’i treguar Evropës se lojët e paraqitura në ndeshjet e kaluara nuk kanë qenë të rastësishme dhe se më nuk jemi kafshatë e lehtë për askënd. Jemi të vetëdijshëm për kualitetin e Izraelit, mirëpo këtu ka brumë dhe vetëm duhet që populli t’i përkrahë dhe t’u japë kurajë. Gjithsesi, ne duhet të flasim pak e të punojmë shumë dhe sigurisht se as rezultatet nuk do të mungojnë. Të gjithë duhet të mburremi me këta djelmosha që japin maksimumin e tyre për shtetin e tyre,” ka thënë Prekazi para ndeshjes.
Kosova ka aktualisht 2 fitore dhe 2 humbje në Grupin 5 kualifikues për Kampionatin Europian U21 që zhvillohet në Itali, 2019.
LISTA E LOJTARËVE dhe TABELA AKTUALE
Sonte, Kosova pret Izraelin me fillim në ora 19:00 në Adem Jashari të Mitrovicës.