NGA DISCIPLINORJA
Ballkani e Vushtrria në disciplinore
8 November, 2017 @12:39
Dy skuadrat nga Liga e Parë e Kosovës, që zhvilluan derbin mes vete në xhiron që e lamë pas, e që përfundoi pa fitues, janë futur në procedurë disciplinore nga Komesari i Garave të FFK-së.
Njoftimin e ka bërë të ditur FFK sot, përmes njoftimit të dalë nga mbledhja e KG-së, ndërsa shkaqet janë si vijon.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
KF Ballkani - lëshim në organizimin e ndeshjes, ku në minutën e 54-të pati hedhje të sendeve në fushë, shisheve plastike, në mënyrë reciproke drejt shikuesve mysafirë. Njejtë edhe mysafirët hodhën shishe drejt shikuesve vendas që çoi në ndërprerjen e ndeshjes për 18 minuta.
KF Vushtrria - shikuesit mysafir hodhën gjësende dhe shishe plastike drejt shikuesve vendas dhe si rrjedhojë ndeshja u ndërpre 18 minuta.
Palët kanë mundësi për ankesë deri në 3 ditë pas inicimit të rastit, ka bërë të ditur FFK.