NEROAZZURRI

REUTERS
Premton punë
6 June, 2013 @15:27
Walter Mazzarri tashmë e ka në dorë fatin e Interit. Sot ai u prezentua në Benemata dhe ka dhënë premtime të mëdha, siç presin krerët e klubit.
“Inter duhet patjetër që të luftojë, çdo betejë. Nuk ka ndonjë fshehtësi këtu. Në 12 vitet e mia si menaxher, i kam bazuar gjërat në respekt dhe rregulla,” ka thënë në fillim Mazzarri, gjatë konferencës për shtyp.
“Suksesi vjen nëse i jep rëndësi detajeve të vogla, punës dhe sakrificës. Më konsiderojnë taktikan dhe do të mundohem t’i jap ekipit tim identitetin preciz,” ka vazhduar trajneri 51 vjeçar.
Mazzari i cili arriti këtë stinor ta bëj Napolin nënkampion të Italisë, ndërsa një vit më parë të fitojë edhe Kupën italiane, nuk vazhdoi kontratën e tij me napolitanët dhe ashtu siç pritej - kaloi në Inter.
Inter në anën tjetër, ka përjetuar njërin ndër stinorët më të keq të tij, duke përfunduar i nënti në tabelë të Serie A si dhe duke mos arritur të sigurojë arenën europiane stinorin tjetër.