Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIRCEA LUCESCU

Presioni i tifozëve bën që për 4 ditë ta lë punën

Foto: DynamoKiev/fb

Presioni i tifozëve bën që për 4 ditë ta lë punën


27 July, 2020 @22:45

Trajneri rumun, Mircea Lucescu, që katër ditë më parë u emërua zyrtarisht trajner i Dinamos së Kievit, sot ka dhënë dorëheqje nga detyra e re e tij.

Lucescu nuk ka përballuar presionin e madh të tifozëve të Dinamos, që nuk e kanë dashur fare atë dhe kanë protestuar pandërprerë me emërimin e tij si kryetrajner i klubit.

“Fatkeqësisht më duhet të jap dorëheqje. Një armiqësi të tillë nga tifozët që në ditët e para të detyrës nuk kam parë askund. Unë frikacak s’jam, mirëpo kështu s’punohet. Kam drejtuar rivalët si Galatasaray pastaj Besiktas. Dinamo Bukuresht, Rapid Bukuresht. Por, tifozët e ekipit tim të më fyejnë, këtë nuk e pranoj,”
ka thënë Lucescu, transmetojnë mediat e huaja.

Lucescu për më shumë se një dekadë ka qenë trajner i rivalit më të madh të Dinamos, Shakhtar Donetsk. Ai ka punuar te ky ekip në periudhën 2004-2016.

EMËRIMI I LUCESCUT


 
Të gjitha lajmet nga International