BESA EUROPIANE
Prezantohen përforcimet
30 May, 2016 @18:10
Ashtu siç u lajmërua nga klubi ditë më parë, sot Besa prezantoi përfocimet që kanë arritur te klubi pejan.
Në foton e postuar në Facebook nga klubi i Besës shihen Fatlum dhe Dukagjin Gashi, Arbër Prekazi, Leart Emini, Shkëlqim Pacolli dhe Granit Kolshi, ndërsa përforcimet e tjera do të prezantohen në seancën e ardhshme stërvitore, pasi që ende nuk i kanë kryer obligimet me ish-klubet përkatëse. Ndër ta është edhe Qemail Elshani, i cili e kompletoi marrëveshjen e tij sot bashkë me Granit Kolshin.
Tashmë numri i përforcimeve te Besa është 7. Për më tepër, pejanët nga sezoni i ardhshëm kanë edhe trajnerin Gani Sejdiu, po ashtu i emëruar këtë muaj.