KOSOVA
Primoz Gliha: Luajmë për fitore në çdo ndeshje, të ardhmen nuk e di…
9 November, 2021 @18:28
Një ditë para ndeshjes miqësore me Jordaninë, konferencë për shtyp ka mbajtur Primoz Gliha, përzgjedhësi slloven i Kosovës.
“Duhet të mundohemi ta fitojmë çdo ndeshje dhe këtë gjë ua kam thënë futbollistëve.
Gjithashtu, duhet të punojmë në mënyrën sesi i respektojmë kundërshtarët, pasi që shpesh Kosova i ka respektuar kundërshtarët më shumë se që duhet.
Për mua nuk ka ndeshje miqësore prandaj edhe ndaj Jordanisë nesër luajmë për fitore.” - u shpreh Gliha në konferencën për shtyp.
Sa i përket lëndimeve, ai shtoi:
“Kemi disa mungesa të lojtarëve për shkak të lëndimeve, e kemi edhe disa lojtarë që kanë kërkuar të lirohen nga grumbullimi për shkak të situatave të ndryshme në klubet përkatëse dhe ne i kemi mirëkuptuar. Por, në grumbullimin e marsit do të jetë më ndryshe.
A do të jem përzgjedhës edhe pas këtyre dy ndeshjeve? Këtë nuk e di, unë jam i fokusuar vetëm në këto dy ndeshje dhe nuk e di se a do të jem këtu edhe pas tyre.”
Përveç miqësores me Jordaninë, Kosova këtë muaj luan edhe ndaj Greqisë më 14 nëntor. Kjo e fundit do të jetë ndeshja përmbyllëse e fushatës kualifikuese të Kosovës drejt Botërorit të Katarit.