SHKËPUTUR NGA EMISIONI
Prishtina, ka ekip
23 November, 2015 @10:24
Në emisionin “Sporti Total” ish trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, ka thënë se Prishtina aktuale që po kalon ditë të vështira në Superligë, ka ekip së paku për të dalë nga fundi i tabelës.
“Shikuar individualisht lojtarët, Prishtina nuk ka ekip më të dobët se Llapi, Drenica, Vushtrria e Istogu. Por atyre u duhet motivim për të dalë nga kriza,” ka thënë ndër të tjera Tovërlani.
Ai më tej ka konstatuar se Prishtina në Kosovë është sikurse Barcelona ose Real Madridi në Spanjë dhe një gjendje e tillë për ‘ta në tabelë është e patolerueshme.
Prishtina që aktualisht drejtohet nga trajneri Sami Sermaxhaj nuk po kalon ditë të mira në Superligë, derisa besohet që kriza financiare në ekip ka sjellë gjendjen deri këtu.