CHAMPIONS LEAGUE
Prishtina kryen detyrën, tash e pret Ferencvarosi
25 June, 2021 @21:53
Kampionja e Superligës së Kosovës, Prishtina, ka arritur fitoren historike ndaj Inter d’Escaldes, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 2-0 në ndeshjen finale të raundit preliminat të Champions League.
Heroi i Prishtinës në këtë ndeshje ishte Endrit Krasniqi i cili shënoi dy herë (45’,58).
Prishtina që po garonë për herë të parë në Ligën e Kampionëve, arriti rrethin e parë të kualifikimeve, derisa aty do të takohet me kampionin hungarez Ferencvarosin.