FINALJA E KUPËS
Prishtina me 3 mungesa në finalen e Kupës
25 May, 2018 @11:01
Një javë pas ndeshjes me Dritën, Prishtina do ta tentojë ta mbyllë sezonin me trofe në finalen e Kupës.
Kryeqytetasit në finale do të ballafaqohen me Vëllaznimin në “Adem Jashari” të Mitrovicës, skuadër kjo që në këtë finale vjen pas zhgënjimit të djeshëm, rënies nga elita e futbollit kosovar.
Edhe pse llogariten favoritë për ta fituar finalen e së dielës, prishtinasit takimin e nisin me 3 mungesa nga formacioni bazë. Për shkak të përjashtimeve në takimin ndaj Dritës, Prishtinës në finale i mungojnë Debatik Curri e Armend Dallku, ndërsa për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë iu mungon edhe Shqiprim Taipi.
Gjithsesi, edhe nëse Prishtina mposhtet në finale, Vëllaznimi nuk ka të drejtë pjesëmarrjeje në garat evropiane, që do të thotë se Prishtina do ta përfaqësojë Kosovën në Europa League si nënkampion i ligës, pavarësisht rezultatit në finalen e Kupës ditën e diel.