Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLISAT

Prishtina për herë të parë “jashtë” garave evropiane!

Prishtina për herë të parë “jashtë” garave evropiane!


14 April, 2022 @1:46

Klubi futbollistik më i trofeshëm në Kosovës, KF Prishtina, me shumë gjasa do të mbetet për herë të parë jashtë garave evropiane pas humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës nga Llapi.

Kjo, pasi që Prishtina, aktualisht e pesta në renditje tabelare të Superligës, do të duhet të arrijë minimalisht pozitën e katërt në renditje tabelare të Superligës dhe të shpresojë që Drita ta fitojë Kupën, derisa ka gjashtë pikë më pak se Llapi që renditet i katërti në renditje.

Kujtojmë, prej se klubet nga Kosova marrin pjesë në garat evropiane të UEFA-së, Prishtina është skuadra e vetme që ka marrë pjesë aty në secilin stinor. E tash, kjo gjë është në dilemë të madhe pasi që Prishtinës në xhirot e mbetura do të duhet të bëj mrekulli për të arritur pozitën minimale të kërkuar nga Superliga për të siguruar garat evropiane, ku me rrjedhën si po shkojnë skuadrat mbi te në elitë, duket mision i pamundur për tu arritur.

Këtë verë nga Kosova në garat evropiane do të shkojnë katër klube, tre të parat nga Superliga dhe një nga Kupa. Vetëm kampioni merr pjesë në kualifikime për Ligë të Kampionëve, ndërsa të tjerat futen në kualifikime për garën e tretë për kah rëndësia, UEFA Conference League.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës