Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA TUNISI TE PRISHTINA

Prishtina përforcohet me tunizianin Radaoui

Ahmed Radaoui gjate prezantimit te tij sot me fanellen bardhekalter/ Foto: prishtinafc.com

Prishtina përforcohet me tunizianin Radaoui


26 October, 2020 @20:51

Pas pësimit të humbjes së dytë të stinorit, Prishtina ka zyrtarizuar sot edhe një përforcim në ekip.

Dhe ky përforcim vjen nga Tunisi i Afrikës, derisa Prishtina ka arritur marrëveshje me futbollistin Ahmed Radaoui.

Radaoui 23-vjeçar luan në tre pozita, ka bërë të ditur faqja zyrtare e Prishtinës gjatë prezantimit të lojtarit sot.

Ai mund të luajë si mbrojtës i majtë, mesfushor dhe anësor, derisa vjen nga skuadra e kategorisë së parë të Tunisit, Etoile Sahel.

Ndërkaq vetë lojtari në prezantimin e tij te ekipi ka thënë se do të bëj gjithçka për të lënë gjurmë në futbollin kosovar dhe për të prezantuar sa më mirë futbollin e vendit të tij.

“Për mua ardhja në Prishtinë është sfidë e re. Kam ardhur të jap maksimumin tim, të jap gjithçka për Prishtinën dhe të prezantojë sa më mirë futbollin tunizian,” ka thënë fillimisht Radaoui për të vazhduar.

“Unë tani më njoh skuadrën, njoh futbollistët, trajnerët, të gjithë janë futbollistë të mirë dhe me mentalitet të lart sportiv. Do të provoj, me gjithë se ekipit iu kam bashkuar me vonesë, që sa më shpejt të ambientohem, të përshtatem me ekipin dhe kur do që të më jepet rasti, t’i ndihmoj shokët dhe ekipin për të pasur një sezon sa më të mirë”.

Pritet të shihet nëse Radaoui do të mund të debutojë në përballjen e radhës së bardhekaltërve, të cilët do të luajnë derbin e xhiros ndaj Ballkanit në Suharekë këtë mesjavë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga