Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - FERIZAJ

Prishtina s’arrin pozitën e dytë me golat e pranuar vonë

Prishtina s’arrin pozitën e dytë me golat e pranuar vonë


4 March, 2020 @19:15

Skuadra e Prishtinës e mposhti Ferizajin me rezultat 3-2 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe vazhdoi ndjekjen e titullit kampion.

Prishtina 2 minuta para përfundimit të pjesës së parë, fitoi një penallti përmes Ahmed Januzit, i cili mori iniviativën për ta shutuar penalltinë dhe ishte i saktë.

Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, në minutën e 49’ Ahmed Januzi e dyfishoi epërsinë, pas një asistimi të bukur të Hilës.

Hila asistoi përsëri në minutën e 60’, kësaj radhe Oto Johnit, që shënoi në portën e zbrazur për 3-0.

Goli i parë i Ferizajit erdhi në minutën e 70’ nga Albin Krasniqit, derisa në minutat shtesë Ferizaji fitoi një penallti, ku portieri i Prishtinës Visar Bekaj e priti goditjen e Taulant Dajakut, por në topin e kthyer Dajaku nuk gaboi dhe shënoi për 3-2 dhe kështu u mbyll ndeshja.

Duhet të ceket forma e mirë e portierit të Ferizajit, Donat Kaçiu, ku me pritjet e tij bëri që rezultati të mos jetë me dallim të madh.

TABELA AKTUALE

Prishtina me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë, ku së bashku me Gjilanin i kanë nga 41 pikë, 3 më pak se lideri Ballkani, derisa Ferizaji me 22 pikë gjendet në pozitën e 10-të.

Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Dritën në Gjilan, kurse Ferizaji me Trepçën ‘89.


 
Të gjitha lajmet nga