Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - GJILANI

Prishtina s’dorëzohet, rikthehet dhe s’lejon fitoren e Gjilanit

Foto: FC Prishtina

Prishtina s’dorëzohet, rikthehet dhe s’lejon fitoren e Gjilanit


27 February, 2022 @15:27

Një ndeshje mjaft interesante u luajt sot mes Prishtinës dhe Gjilanit në Suharekë.

Ndonëse Gjilani kishte epërsi dygolëshe, kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe arritën të dalin me një pikë nga kjo ndeshje. Takimi në fund u mbyll 2-2 (Oto John 79’, Endrit Krasniqi 90+1’ / Gerhard Progni (P) 24’, Arbër Prekazi 65’):

Lojtari që po kalon sezon të jashtëzakonshëm, Gerhard Progni, ia dha epërsinë fillestare Gjilanit, duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 24’ të ndeshjes. Rreth 4 minuta para golit të shënuar nga Progni, Gjilanit iu anulua një gol nga sistemi VAR. Autor i golit të anuluar ishte Blerim Krasniqi (20’).

TABELA AKTUALE

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 65’, kur Arbër Prekazi i shërbyer nga Gerhard Progni shënoi për 0-2 të Gjilanit.

Megjithatë, përkundër disavantazhit dygolësh, prishtinasit nuk u dekurajuan. Ata fillimisht patën një gol të anuluar nga VAR-i (63’), e pastaj shënuan dy gola të rregullt.

Rezultatin në 1-2 e ngushtoi Oto John (79’) i asistuar nga Bujar Pllana, kurse pikën më pas skuadrës së tij ia siguroi Endrit Krasniqi (90+1’), duke shënuar mjeshtërisht nga gjuajtja e lirë. Para se Krasniqi ta barazonte rezultatin, Prishtinës iu anulua një tjetër gol pas lojës me dorë nga Oto John (89’).

Ky rezultat bën që Prishtina të shkojë në 6 xhiro pa fitore, duke e thelluar rekordin negativ kur bëhet fjalë për xhiro radhazi pa fitore, kurse Gjilani, që lëshoi dy pikë mjaft të rëndësishme në luftën për titull, mbetet skuadra e vetme në ligë që nuk di për humbje në ndeshjet jashtë shtëpisë.

Xhiron që vjen Prishtina do të jetë mysafire e Dukagjinit në Klinë, kurse Gjilani e pret Ulpianën.


 
Të gjitha lajmet nga