PËR TITULL
Prishtina vazhdon me përforcime
6 December, 2014 @15:54
Dy lojtarët më të dalluar të Ferizajit, Ylber Ramadani dhe Betim Haxhimusa, do të vazhdojnë të veshin fanellën bardhekaltër - por tani me logo të Prishtinës.
Dyshja e ekipit të Ferizajit, e njohur mirë për trajnerin e Prishtinës, Bylbyl Sokoli, sot ka arritur marrëveshje me skuadrën nga kryeqyteti - duke u prezentuar zyrtarisht.
Haxhimusa dhe Ramadani kanë punuar me Sokolin, derisa ky i fundit udhëheqte Ferizajin, ndërsa këtë stinor ata i kanë ndihmuar mjaft Ferizajit, që kalonte një stinor të vështirë.
Të dy kanë shënuar nga dy gola për Ferizajin këtë stinor, ndërsa në pranverë do të jenë pjesë e Prishtinës.
Ditë më parë, Prishtina ka rrëmbyer edhe disa lojtarë nga Llamkos Kosova, që gjithashtu është në krizë financiare si dhe golashënuesin më të mirë të Ligës së Parë.