Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - PRISHTINA

Prishtinën e ndëshkon ish-lojtari, Ballkani i Munishit lider

Prishtinën e ndëshkon ish-lojtari, Ballkani i Munishit lider


7 October, 2019 @16:45

Vjen humbja e parë e Armend Dallkut si kryetrajner i Prishtinës.

Kryeqytetasit sot u mposhtën me rezultat minimal 1-0 nga Ballkani i Ismet Munishit në Suharekë, për ta bërë kështu një hap prapa në luftën për titull, e në anën tjetër fitorja suharekasit i bën liderë të klasifikimit.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Blend Baftiu, ish-lojtari i Prishtinës, në minutën e 55’. Pas një krosimi nga Jetmir Topalli, Baftiu formën e tij fantastike këtë sezon e vazhdoi duke shënuar me kokë, e ky gol doli të ishte i mjaftueshëm që Ballkani ta mbyllë me fitore këtë takim.

TABELA AKTUALE

Të paktën deri pas takimit të Dritës nesër, Ballkani do të jetë lider i Superligës me 20 pikë të tubuara, kurse Prishtina, që ka një ndeshje më pak të luajtur, momentalisht ndodhet 7 pikë larg kreut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga