Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA REPUBBLICA

Pritet të ketë data të reja të vazhdimit të kampionatit

Pritet të ketë data të reja të vazhdimit të kampionatit


21 March, 2020 @20:34

Numri i madh i të vdekurve nga pandemia coronavirus në Itali, ka bërë që krerët e skuadrave të Serie A-së të rishqyrtojnë afatin për rikthim në fushë.

Prestigjiozja La Repubblica ka bërë të ditur se data e 2 majit tash duket shumë afër për zyrtarët e klubeve dhe Serie A mund të shtyhet për edhe një muaj.

Nëse Serie A ri-fillon në qershor, atëherë planifikohet që ajo të përfundojë më 30 korrik. Kjo duket për momentin e komplikuar pasi që një numër i madh i futbollistëve të skuadrave të Serie A-së përfundojnë kontratat me klubet e tyre në qershor, por mbetet të shihet se si do të vendoset.

Mbledhja e radhës mes krerëve të ligës elite italiane të futbollit dhe Federatës do të zhvillohet të martën më 24 mars.

Në Itali nga coronavirusi deri sot kanë ndërruar jetë 4 mijë e 825 persona.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A