LEGJIONARI

Prizrenasi Abdi, edhe 3 vite te Watford
21 July, 2015 @18:47
Almen Abdi, mefsushori i lindur në Prizren dhe i rritur në Zvicër, ka vazhduar kontratën me Watfordin në Premier League.
Përmes një njoftimi të lëshuar nga klubi është bërë e ditur se Abdi, që ka bërë karrierë te Zurichu në Zvicër, Le Mans në Francë dhe Udinese në Serie A, ka vazhduar edhe për 3 vite kontratën me klubin e tij Watford.
Watford në tre stinorët e kaluar ka qenë pjesë e ligës së dytë angleze, Championship, ndërsa këtë stinor do të jetë pjesë e elitës, Premier League, ndërsa Abdi do të ketë rastin që të paraqitet në mesin e yjeve të futbollit në ishull.
Futbollisti 28 vjeç ka shënuar 12 gola në stinorin e parë te Watfordi, për të vazhduar me 2 në stinorin e radhës, ndërsa atë të fundit ka qëlluar 9 herë portat kundërshtare.