Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRUGGE KAMPION?!

Pro League, e para që pritet të anulohet

Pro League, e para që pritet të anulohet


2 April, 2020 @19:43

Pro League e Belgjikës pritet të jetë liga e parë nga dhjetë më të fortat në Evropë që do të anulohet për shkak të coronavirusit.

Njoftimin e kanë bërë të ditura mediat e huaja, pasi që liga belge në njoftimin zyrtar ka thënë se Bordi i Drejtorëve unanimisht ka vendosur se në pa marrë parasysh çfarë skenari, gara të vazhdojë pas 30 qershorit.

E nëse anulohet stinori 2019/20 Belgjika pritet të ketë edhe kampionin, Brugge, pasi që gjendja aktuale tabelare do të llogaritet si përfundimtare nga liga.

Më 15 prill do të zyrtarizohet marrëveshja përfundimtare dhe do të mirret vendimi për rënie dhe ngritje në elitë të Pro Leagues.

Brugge është 15 pikë larg vendit të dytë, Gent, në renditjen tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga International