Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Probleme te Reali, Zidane fton 5 lojtarë nga Castilla

Foto:Google

Probleme te Reali, Zidane fton 5 lojtarë nga Castilla


19 February, 2021 @18:44

Trajneri francez mezi ka në dispozicion 13 lojtarë të ekipit të parë për ndeshjen që do zhvillohet nesër kundër Real Valladolid.

Zizou për këtë ndeshje ka ftuar pesë lojtarë nga ekipi rezervë për t’u kompletuar, me ç‘rast në dispozicion do t’i ketë lojtarët Hugo Duro, Chust, Miguel Gutiérrez, Blanco dhe Arribas.

Hugo Duro është i huazuar nga Getafe dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit rezervë të Real Madridit (Castilla) në këtë stinor, me 8 gola në 12 ndeshje.

Arribas ka pasur minuta në tre nga katër ndeshjet e fundit te Madridi, Chust bëri debutimin e tij në Ligë kundër Getafes, ndërsa Miguel Gutiérrez dhe Blanco nuk kanë pasur ende mundësi të debutojnë.

Më poshtë janë të gjithë lojtarët e ftuar për ndeshjen e nesërme që zhvillohet nga ora 21:00:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube.
Mbrojtësit: Varane, Nacho, Mendy, Chust dhe Miguel Gutiérrez.
Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Arribas dhe Blanco.
Sulmuesit: Asensio, Lucas Vázquez, Vinicius, Mariano dhe Hugo Duro.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga