Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESA - GJILANI

Progni e Nikaç golashënues, Gjilani më në fund fiton

Foto: SC Gjilani

Progni e Nikaç golashënues, Gjilani më në fund fiton


12 December, 2020 @14:53

Më fund vjen fitorja për Gjilanin!

Pas katër humbjeve radhazi, skuadra e Gjilanit fitoreve iu rikthye në takimin e luajtur sot ndaj Besës në Brestovik.

Takimi i sotëm mes skuadrave u mbyll 1-2 (Redon Syla 77’ / Gerhard Progni 2’, Darko Nikaç 62’) për Gjilanin.

TABELA AKTUALE

Mysafirët e drejtuar nga Sallah Sherifi, sot e shënuan fitoren e parë nën drejtimin e këtij trajneri.

Serinë e golave gjilanasit e hapën që në minutën e 2’ përmes Gerhard Prognit. Ky i fundit golin e gjeti nga goditja e dënimit.

E për golin e dytë gjilanasit pritën deri në minutën e 62’. Ishte Darko Nikaç ai që shënoi në këtë minutë, për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Në minutat në vazhdim, pejanët e ngushtuan epërsinë në 1-2 përmes futbollistit Redon Syla (77’), por nuk premtoi koha për ndonjë barazim eventual dhe ata u detyruan të pajtohen me humbjen e radhës.

Me Besën që duket se do të jetë në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm, Gjilani me këtë fitore rimerr pozitën e katërt, të paktën përkohësisht.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga