Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - DRITA

Prokshi s’lejon humbjen, kreu i mbetet Ballkanit

Prokshi s’lejon humbjen, kreu i mbetet Ballkanit


8 October, 2019 @16:26

Në ballafaqimin e sotëm në Skenderaj, skuadra vendase e Drenicës dhe Drita nga Gjilani kanë barazuar mes vete me rezultat 1-1, rezultat i cili në krye të Superligës momentalisht e mban Ballkanin.

Skuadrës nga Gjilani sot fitorja e tretë radhazi në Superligë dhe kreu i tabelës iu mohuan nga Diar Prokshi, i cili në prekjen e parë të topit pasi u inkuadrua në lojë shënoi për 1-1 (87’), për t’ia siguruar një pikë skuadrës së tij.

Në anën tjetër, Drita kishte shënuar në pjesën e parë (38’) përmes Gilberto Fortunatos, por ky gol nuk iu mjaftoi gjilanasve që të largohen nga Skenderaj me 3 pikë të fituara.

TABELA AKTUALE

Xhiron e ardhshme. Drita e pret Ballkanin në duelin e kryesuesve, kurse Drenica i shkon Flamurtarit në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga