PROTESTA

Protestë e paparë në Meksikë
17 March, 2014 @15:58
Krizën financiare në skuadrën, Celaya, e cila po garon në ligën e dytë të Meksikës, e kanë konfirmuar vetë futbollistët e kësaj skuadre.
Para ndeshjes së djeshme kampionale, në fotografimin e përbashkët të ekipit, futbollistët e Celayas kanë vendosur në kokë qese letre me mbishkrim “pagame”, që në shqip do të thotë “më paguaj”, si dhe me figura të fytyrave të hidhura së bashku me simbole të valutës së dollarit.
Sipas njoftimit nga vetë futbollistët, ata nuk janë paguar fare nga klubi në dy muajt e fundit.