Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEYMAR

PSG njofton sa gjatë do të mungojë Neymar

PSG njofton sa gjatë do të mungojë Neymar


30 October, 2020 @21:47

Pas lëndimit të pësuar në përballje të Ligës së Kampionëve ndaj Istanbul Basaksehirit, PSG ka bërë të ditur se sa gjatë do të mungojë superylli brazilian i ekipit, Neymar.

Ai do të mungojë deri në fund të përballjeve kualifikueseve të kombëtareve, ka qartësuar trajneri i ekipit parisien Thomas Tuchel.

Kështu, përveç ndeshjeve në Ligue 1 ndaj Nantes dhe Rennes, si dhe asaj ndaj Leipzigut në Champions, Neymar s’do të jetë as në dispozicion të Brazilit për përballjet drejt Katar 2022, që do të thotë se rreth 3 javë do të zgjasë rikuperimi i tij nga lëndimi.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1