Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B: IRANI - SHBA

Pulisic çon SHBA-të përpara, Irani eliminohet

Pulisic çon SHBA-të përpara, Irani eliminohet


29 November, 2022 @22:13

Mesfushori Christian Pulisic ka shënuar golin e fitores ndaj Iranit dhe çoi SHBA-të përpara në Kampionat Botëror, duke bërë gati edhe çiftin e dytë të së tetës së finales së “Katari 2022” ku do të takohen me Holandën!

Futbollisti i Chelseat pranoi top nga mbrojtësi i Milanit Sergino Dest për të shënuar 7 minuta para se të përfundonte pjesa e parë, për rezultatin që doli të jetë edhe përfundimtar i ndeshjes, Irani 0-1 SHBA [Christian Pulisic 38].

Iranit i nevojitet barazim në këtë ndeshje që të shkonte tutje në dëm të SHBA-ve, por të përzgjedhurit e Carlos Queirozit nuk e arritën këtë. Bile, ata nuk arritën të kenë një shut në kornizë të portës.

USA

SHBA-ja e drejtuar nga Gregg Berhalter do të ketë punë ndaj Holandës në 1/8 e e finales së Botërorit, ndërsa Irani me kaq ka mbyllur Botërorin.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga