INFRASTRUKTURA
Punët në “Adem Jashari” ende nuk kanë nisur
8 March, 2017 @8:28
Përkundër gjithë kritikave të marra nga inspektorët e UEFA-së dhe vlerësimet jo të favorshme për infrastrukturën, punët për përmirësimin e gjendjes në “Adem Jashari” ende nuk kanë nisur.
Ekipi i Kohavisionit ka qenë në “Adem Jashari” dje dhe ka filmuar gjendjen që ka qenë e njejtë me atë të ditës kur u inspektua nga UEFA-ja, një javë më parë.
Afati për rikthimin e “Adem Jasharit” në gjendje minimalisht të pranueshme, ashtu që ekipet kosovare të luajnë në garat europiane është muaji qershor.