Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA 0-1 ISTOGU

Qëndrim Jahaj vendos, Istogu i kthehet fitores

Qëndrim Jahaj vendos, Istogu i kthehet fitores


18 March, 2022 @15:03

Pas dy ndeshjeve pa fitore, Istogu i është rikthyer asaj me një triumf jashtëzakonisht të rëndësishëm të shënuar në Mitrovicë sot, ndaj Trepçës.

Futbollistët e drejtuar nga Bekim Shotani, kanë mposhtur kundërshtarin e drejtuar nga Emin Baliqi në një ndeshje “të nxehtë” me rezultat minimal, falë golit të sulmuesit të skuadrës mysafire, Qëndrim Jahaj.

Jahaj shënoi 13 minuta para fundit të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij, Trepça - Istogu 0-1 [Qëndrim Jahaj 77].

Me këtë fitore, Istogu ngritet në pozitën e tretë të renditjes në Ligën e Parë Grupi A sot, ndërsa Trepça mbetet e gjashta për momentin.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Sa i përket ndeshjes, pas rasteve të para, ka qenë Arlind Syla i mitrovicasve që u ndëshkua me karton të kuq dhe që bëri mysafirët të kenë avantazh lojtari në fushë  përgjatë gjithë pjesës së dytë, pasi që ai u skuq nga referi për shkak të ndërhyrjes së ashpër (40’).

Më pas, në pjesë të dytë Istogu kontrolloi më shumë ndeshjen edhe pse Trepça përkundër disavantazhit numerik rrezikoi mirë me Amir Prishtinën (58’) e edhe një rast tjetër nga gabimi i portierit të mysafirëve (53’).

Sidoqoftë, dalëngadalë troftat rinisën sulmet dhe pas tentimit nga distanca të Qëndrim Dautaj (73’) ka qenë Qëndrim Jahaj (78’) që i solli fitoren Istogut.

Kjo ka qenë ndeshja e parë e ciklit të tretë të ndeshjeve në Ligën e Parë Grupi A të Kosovës, ndërsa pas kësaj fitoreje Istogu do të jetë mysafir përsëri, kësaj radhe i Besës në Pejë, derisa Trepça do të udhëtojë për në Prizren për tu ndeshur me A&N.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë