TE SKËNDERBEU
Qorraj në Ligë të Kampionëve
8 June, 2015 @12:23
Futbollisti 22 vjeç i Besës së Pejës, Florent Qorraj, që përfundoi stinorin si nënkampion me ekipin e tij, tashmë është pjesë e kampionit të Shqipërisë, Skënderbeu.
Qorraj ka qenë tejet i mirë këtë stinor, ndërsa me moshën e tij të re ka tërhequr vëmendjen e ekipit korçar, që tashmë është bërë një katapult për kosovarët e dalluar.
Ai aty do të has në shoqërinë e bashkëvendasve si: Leonit Abazi, Liridon Latifi, Bernard Berisha dhe Bajram Jashanica.
Jashanica dhe Abazi, ditë më parë u bënë futbollistët e parë të skuadrës së Skënderbeut që renovuan kontratat.
Përndryshe, Florenti ka nënshkruar kontratë deri në fund të stinorit 2016/17 me Skënderbeun, me opcion renovimi për një stinor shtesë.