DRITA - GJILANI
Qyteti vishet me të kaltër
16 February, 2019 @15:37
Derbi më i madh në Kosovës, ai lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit i ka takuar kampionit aktual, Dritës që ka shënuar fitore 3-1 ndaj Gjilanit dhe kështu qyteti sot do të festojë me ngjyrë të kaltër.
Kapiteni Ardian Limani i dha epërsinë Dritës në fillim të ndeshjes, ndërsa ndeshja vazhdoi deri në fund të pjesës së parë me këtë rezultat.
E në pjesë të dytë kur Fiton Hajdari barazoi për Gjilanin, 1-1, Drita reagoi menjëherë.
Nigeriani Kyrian Nwabueze shënoi për 2-1 vetëm tre minuta pas barazimit, ndërsa krejt në fund zëvendësuesi Erjon Vuçaj ka vulosur fatin e takimit për 3-1 përfundimtare.
Derisa Drita me këtë fitore del në vend të pestë, Gjilani mbetet i katërti përkundër humbjes.
Në xhiron që vjen, Drita i shkon Trepçës’89, ndërsa Gjilani pret Flamurtarin.
FORMACIONET STARTUESE
Drita: Kirev, Leci, Gërbeshi, Limani, Osmani, B.Shabani, Krasniqi, Neziraj, Haxhimusa, Shabani, Nwabueze. GJILANI: Kaçiu, Kastrati , Lila, Magani, Halili, Shabani, Jefferson, Haxhibulliq, Nika, Asani, Hajdari. |