BALLKANI - DRENICA

Fitore rutinore e Ballkanit, ngritet në tabelë
16 February, 2019 @15:32
Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në nismë të stinorit pranveror, duke e mposhtur sot në Suharekë Drenicën 2-0.
Fitorja e ka çuar Ballkanin në 24 pikë dhe i ka dhënë një ngritje që e nxjerr atë nga zona e rrezikshme e Superligës.
Golin e parë për Ballkanin e shënoi Blend Baftiu, që i dha epërsinë në fillim të ndeshjes, ndërsa në pjesë të dytë ka dalë në skenë përforcimi Edvin Kuc, për të shënuar për 2-0 dhe vulosjen e fatit të ndeshjes.
E tëra që ia vlen të përmendet nga ekipi mysafir ka qenë një goditje e Taulant Dajakut, e pasuksesshme.
Në xhiron që vjen Ballkani pret KEK-un, ndërsa Drenica Ferizajin.
FORMACIONET STARTUESE
Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Berisha, Jashari, Potoku, Muqaj, Kuqi, Ajzeraj, Tarik, Baftiu, Sahiti. Drenica: Ymeri, Lushtaku, Sykaj, Pasoma, Bejta; Thaqi, Bardhi, Dajaku; Abazi, Elshani, Tahiri. |