PARANDESHJA: KEK - LLAPI
Sot nis pranvera në Superligë
15 February, 2019 @1:18
Me përballjen ndërmjet KEK-ut dhe Llapit që do të fillojë në ora 13:30 në Agron Rama të Obiliqit, hapet stinori pranveror i Superligë së Kosovës.
Ndeshja që do të drejtohet nga gjyqtari Shpëtim Murtezi si kryesor dhe ndihmësit Meriton Berisha e Fatlum Jashari, hap perden e pjesës së dytë të stinorit.
KEK-u që erdhi në Superligë si kampion i Ligës së Parë, ende nuk ka shijuar fitoren në Superligë dhe është kandidat numër një për rënie nga elita.
Në anën tjetër, Llapi që ka sjellë në ekip një trajner me përvojë ndërkombëtare, Xhengiz Rexhepi, do të kërkojë fitore pa mëdyshje për të vazhduar presionin ndaj dyshes kryesuese, Prishtina dhe Feronikeli.
TOP GOLASHËNUESIT E SUPERLIGËS
Në ndeshjen e parë të këtij stinori të zhvilluar në Podujevë mes ekipeve në fjalë, Llapi kishte kaluar me 2-0 KEK-un me anë të golave të shënuara nga forcat vendore të ekipit, Festim Alidema dhe Hamdi Namani.