MALMO - CHELSEA
E para që nga dhjetori
14 February, 2019 @23:24
Chelsea ka arritur të shënojë fitore në përballjen e parë të së gjashtëmbëdhjetës së finales së Europa Ligës sonte, duke e mposhtur Malmon suedeze si mysafir 1-2.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Chelseat si mysafir që nga 30 dhjetorit, në të gjitha garat, kur për herë të fundit kishin mposhtur Crystal Palace’in në Premier Ligë si mysafir.
Prej asaj kohe, djelmoshat e Maurizio Sarrit nuk kanë fituar si mysafir, që duket të jetë edhe arsyeja kryesore e rënies drastike në klasifikim të Premier Ligës.
Në anën tjetër, ekipi ka luajtur qetë sot ndaj një kundërshtari modest në këtë fazë të garave, derisa në 20 minutëshin e fundit Sarri u desht të fusë në duel yjet si Eden Hazard e Ngolo Kante, për të siguruar rezultatin.
Te Malmo nuk është përdorur fare krah mbrojtësi i Shqipërisë, Egzon Binaku, që për 90 minuta ka qëndruar në bankën rezervë.
Dueli i kthimit, në Stamford Bridge, javën tjetër.