DIEGO SIMEONE
Simeone vendos të ardhmen
14 February, 2019 @19:04
Trajneri i Atletico Madridit Diego Simeone i është përgjigjur thashethemeve lidhur me të ardhmen e tij.
Ai sot ka nënshkruar kontratë të re me ekipin e tij aktual, Atletico Madrid, duke e vazhduar deri më qershor të vitit 2022.
Simeone përfolej si opcion potencial për disa skuadra evropiane jashtë Spanjës, dhe ndër to më të zëshme ishin ato që e çonin drejt Interit, ku ky kishte luajtur një kohë të gjatë, derisa ishte futbollist.