IA MARRIN SHIRITIN
Icardi s’është më kapiten te Interi
13 February, 2019 @14:01
Klubi kaltërezi i Milanos, Inter, ka bërë të ditur sot se ka zëvendësuar kapitenin e parë të skuadrës.
Tashmë, sulmuesi Mauro Icardi nuk do të jetë kapiten i skuadrës dhe në vend të tij ekipi ka përzgjedhur portierin slloven, Samir Handanovic, të merr këtë përgjegjësi.
Vendimi i klubit ka ardhur pas muajit të mjegullt të kaluar me Icardin, që ende nuk ka vazhduar kontratën me ekipin.
Në anën tjetër, Handanovic është te Interi që prej vitit 2012 kur pat ardhur nga Udinese dhe ka regjistruar 275 paraqitje me neroazzurrët.