KUPA E KOSOVËS
Vëllaznimi e Ballkani, nikoqirë në ndeshjet e para
13 February, 2019 @13:35
Pas shortit të tërhequr në selinë e FFK-së sot, Vëllaznimi e Ballkani janë përzgjedhur të jenë nikoqir në duelet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Vëllaznimi do të ndeshet me ish kampionin, Trepça’89, ndërsa Ballkani me ish kampionin tjetër Feronikeli.
Mirëpo, deri te duelet e para të pjesës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ka kohë.
Ndeshjet e para, në Gjakovë dhe Suharekë, do të luhen më 17 prill. E ato të kthimit në Drenas e Mitrovicë, më 1 maj.
Fitues i fundit i Kupës së Kosovës ka qenë Prishtina, që këtë stinor u eliminua nga Trepça’89 në çerekfinale pas penalltive.