DRITA - GJILANI
Ndërrohet data, s’ka derbi për ditë të Pavarësisë
14 February, 2019 @20:38
Termini i festës i përcaktuar nga FFK-ja për superderbin e Kosovës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit të luhet më 17 shkurt me fillim në ora 13:30 është ndërruar.
Ajo që pritej të ishte festë e vërtetë e Pavarësisë në stadiumin e qytetit të Gjilanit, tashmë do të tërhiqet një ditë prapa.
Njoftimi ka ardhur nga ekipet që do të luajnë derbin, derisa Policia e Kosovës ka sygjeruar që për një mbarëvajtje më të mirë në aspketin e sigurisë, kjo ndeshje të luhet më 16 shkurt me fillim në ora 13:30.
Përundimisht, derbi do të luhet të shtunën, ku festa e futbollit nuk do të mungojë, derisa tifozëritë e ekipeve, Intelektualët dhe Skifterat, janë më të zëshmit dhe ata që më së shpeshti në mënyrë të organizuar përcjellin skuadrat e tyre, kudo në Kosovë.