ZURICH - NAPOLI
Kololli shënon me panenka, në humbje ndaj Napolit
14 February, 2019 @22:57
Ekipi i Zurichut, ku luajnë dy nga lojtarët më të mirë të Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, ka pësuar nga Napoli sot 1-3.
Kololli ka shënuar golin e vetëm të ekipit të tij nga penalltia, 7 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa edhe Kryeziu edhe Kololli kanë qenë në fushë për 90 minuta.
Rezervë te Zurichu ka qenë reprezentuesi tjetër i Kosovës, Mirlind Kryeziu, sikurse edhe Elseid Hysaj te Napoli. Ndërkaq një shqiptar tjetër, Toni Domgjoni ka qenë për 45 minuta në fushë te ekipi zviceran.
Ndeshja e kthimit në San Paolo të Napolit luhet pas një jave.