ONLINE

Dalin në shitje biletat Shqipëri-Turqi
16 February, 2019 @12:05
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e parë kualifikuese drejt EURO2020, Shqipëri-Turqi.
Dueli Shqipëria-Turqia do të zhvillohet në Loro Boriçi të Shkodrës, të premten më 22 mars, ndërsa biletat mund të blihen në portalin online të FSHF-së.
GRUPET KUALIFIKUESE dhe ORARI I NDESHJEVE
Çmimet e biletave për këtë ndeshje që nis më ora 20e45 në Shkodër janë të ndara sipas tribunave:
C2, C3 dhe C4 - 1000 lekë;
C1 dhe C5 - 1500 lekë;
D1 dhe D4 - 2000 lekë;
D2 dhe D3 - 3000 lekë;
A dhe B - 8000 lekë;
VIP - 18000 lekë.