XHIRO XVIII
Vëmendja në derbin e Anamoravës
16 February, 2019 @10:06
Pas ndeshjes mes KEK-ut dhe Llapit që u luajt dje, sot Superliga e Kosovës vazhdon me 3 ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së XVIII.
Ndeshja kryesore e ditës zhvillohet në Gjilan, ku mes vete përballen Drita dhe Gjilani, dy skuadrat nga i njëjti qytet. Si gjithmonë, takimi pritet të shikohet nga një numër i madh i shikuesve në tribuna, ku si zakonisht as spektakli nuk do të mungojë.
Në dy takimet e tjera të ditës, Ballkani e pret Drenicën në Suharekë, kurse Ferizaji luan në shtëpi ndaj Trepçës ‘89.
Që të trija takimet luhen me fillim nga ora 13:30.